Anëtare dhe përkrahëse të OJQ Gruaja Hyjnore në Gjilan, të mbledhura në hapjen zyrtare të zyrës së tyre që iu ofrua për përdorim pa pagesë nga Komuna e Gjilanit.

Komuna Përkrahë OJQ Gruaja Hyjnore në Fuqizimin e Grave

Komuna e Gjilanit i ka ofruar OJQ-së Gruaja Hyjnore hapësirën për përdorim pa pagesë për aktivitetet e tyre. Bashkëpunimi me Komunën i ka mundësuar organizatës zvogëlimin e shpenzimeve, duke kontribuar në mënyrë substanciale në qëndrueshmërinë e saj.

“Komuna e Gjilanit po mundohet t’i kushtojë shumë vëmendje të drejtave dhe interesave të grave, pasi që e dimë se roli i grave në shoqëri është i pazëvendësueshëm,” tha Omer Daku, zëvendës Kryetar i Komunës së Gjilanit. “Ne, si komunë, po mundohemi të krijojmë më shumë hapësirë për gratë që të veprojnë dhe të ndërmarrin më shumë aktivitete.”

Gruaja Hyjnore ka përdorur hapësirat e reja të punës për të fuqizuar ekonomikisht gratë. Me përkrahje nga Fondi i Grave të Kosovës, ato kanë mbajtur punëtori për barazinë gjinore, të drejtat e grave në trashëgiminë e pronës dhe teknika të avancuara të punimeve punëdore. “Aktivitetet e OJQ-së më kanë ndihmuar mua, si grua pa arsimim të lartë, që të dalë nga rutina ditore; të takojë gra të tjera; të shkëmbejë përvoja; të marrë pjesë në trajnime për teknika të reja për punime punëdore; të pranojë çertifikata; të shfaqë punën time në ekspoziata të ndryshme; dhe mbi të gjitha të ndihem më e vlefshme,” tha Alije Ajeti, një pjesëmarrëse. “Një tjetër gjë shumë e rëndësishme është se kam mundur t’i shesë punimet e mia të punëdores dhe në këtë mënyrë unë kam mbështetur ekonomikisht familjen time.”