Fakte dhe Fabula për Rezolutën 1325

Download File

Botimi i dytë i librit të RrGK-së, “Fakte dhe Fabula për Rezolutën 1325”  përfshin “fakte”, statistika, të dhëna, emra dhe “fabula”: tregime se si njerëzit e perceptuan zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1325 nga viti 2000 deri në 2020.

Rrëfimet e librit e shëtisin lexuesin përmes shumë sfidave, sukseseve dhe fitoreve me të cilat u përballën aktivistet në luftën e tyre duke i bërë thirrje OKB-së, BE-së, NATO-s dhe zyrtarëve të Kosovës ta zbatojnë Rezolutën.

Rrëfimet do t’ju bëjnë të qeshin, qajnë ose zemërojnë… Shpresojmë që edhe do t’i inspirojnë aktivistët, politikë-bërësit dhe akterët e zhvillimit me idetë se si të avancojnë zbatimin e Rezolutës në vendet në konflikt dhe ato që e kanë kaluar konfliktin.

Versioni elektronik i librit është në dispozicion në faqen e internetit të RrGK. Librat janë në dispozicion në zyrën e RrGK-së duke bërë një donacion modest prej 10 eurosh për të mbuluar shpenzimet e printimit.

Gjithashtu, ju mund ta porosisni librin edhe nëse jeni jashtë shtetit duke bërë një donacion modest prej 20 eurosh për të mbuluar shpenzimet e transportit. Librat mund të porositen këtu, duke shkruar “Fakte dhe Fabula për Rezolutën 1325” në seksionin e përshkrimit.

Ju lutem siguroheni ta shkruani adresën e plotë. Për çdo informatë shtesë, dërgoni email në info@womensnetwork.org.