Mbahet punëtoria mbi Komunikimin me organizatat anëtare të RrGK-së

Psikologjia e bindjes, krijimtaria përmes shkëmbimit të ideve dhe praktikat në Facebook ishin temat kryesore të punëtorisë për Komunikim me organizatat anëtare të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).

Zyra e RrGK-së organizoi një seancë punëtorie për ndërtimin e strategjisë së marrëdhënieve me publikun në 13 shtator. Sesioni u drejtua nga Prof. Martine Robinson Beachboard, eksperte mbi marrëdhëniet me publikun dhe gazetare, e cila prezantoi para anëtarëve praktikat më të mira në paraqitjen e organizatave para audiencave më të gjëra përmes shkrimit profesional dhe përmirësimit të pranisë në media dhe rrjete sociale.

Përfaqësueset e dymbëdhjetë organizatave anëtare të RrGK-së u mblodhën për të diskutuar planifikimin strategjik për shpërndarjen e mesazhit kyq te publiku. Përveç pjesës teorike, pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të punojnë në çifte për të shqyrtuar se pse organizatat e tyre kanë nevojë për marrëdhënie me publikun, më vonë duke praktikuar teknikat e shkëmbimit të ideve, ato hartuan strategji për promovimin e një ngjarjeje.

Në fazën e fundit, punëtoria u përqëndrua në shkrimin profesional, ku të gjitha pjesëmarrëset patën mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit. Qëllimi i këtyre ushtrimeve ishte që pjesëmarrëset të japin vlerësime për të përmirësuar edhe më tej strategjinë e tyre të komunikimit.

“Edhe pse dija shumë gjëra në lidhje me marrëdhëniet me publikun, kjo punëtori ishte shumë praktike dhe e dobishme ”, tha përfaqësuesja e OJQ-së Artpolis, Znj. Venera Ismaili.

 

 

Kjo mbështetje për stafin e RrGK dhe anëtarët e saj në identifikimin dhe zbatimin e strategjive inovative të komunikimit u mundësua nga Ekspertja Akademike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Martine Robinson Beachboard (PhD), mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, si pjesë e e programit Fulbright Specialist i cili promovon lidhjet mes akademikëve dhe profesionestëve amerikanë me homologët e tyre në institucione jashtë vendit, dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).