Për të tretin vit me radhë, qytetarët e Republikës së Kosovës protestuan kundër dhunës ndaj grave në kuadër të fushatës One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë).

Qytetarët e Kosovës marshojnë kundër dhunës ndaj grave

Për të tretin vit me radhë, qytetarët e Republikës së Kosovës protestuan kundër dhunës ndaj grave në kuadër të fushatës One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë). 
   Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj, që do të thotë një miliard gra. 
   Në shkurt të vitit 2013, një miliard gra dhe burra në gjithë botën, dolën në rrugë dhe përmes vallëzimit protesuan për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes fushatës One Billion Rising (Një Miliard në Këmbë). Tani kjo fushatë ka përmasa globale dhe organizohet në më shumë se 200 vende të botës, përfshirë edhe Kosovën, që iu bashkangjt kësaj fushate që nga fillimi. 
Pjesë e organizimit të One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë) këtë vit ishin daullet, defat, tupanat e instrumetet e ndryshme muzikore përmes të cilave u protestua për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. 
    Prandaj me 14 shkurt, në ora 14:00, dhjetra qytetarë ishin mbledhur tek Sheshi Skenderbeu, ku filluan marshimin e tyre me instrumente muzikore drejt sheshit Zahir Pajaziti. Turma e qytetarëve që kishin dalur me instrumente muzikore, udhëhiqej nga dy muzikantë profesional. Marshimi i koordinuar me muzikë zgjoi kurreshtjen e qindra qytetarëve që ishin prezent në sheshin e qytetit, madje disa prej tyre edhe i’u bashkangjitën marshit. Marshimi përfundoj tek platoja e sheshit “Zahir Pajaziti” ku qytetarët patën mundësi të dëgjojnë një fjaim të shkurtër nga Dardana Mehmeti, kushtuar kësaj dite, si dhe të vallzojnë së bashku me të rinjët të cilët ishin pjesë e vallëzimit tashmë tradicional të One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë) të përgaditur nga Artpolis. 
   “Jam shumë e lumtur që edhe vendi ynë është pjesë e një inicitative kaq të qëlluar, ne duhet të vazhdojmë të organizojmë sa më shumë fushata të tilla,” u shpreh një pjesëmarrëse. “Nuk duhet të ndalemi deri sa gratë dhe vajzat të jenë të lira të ecin pa i ngacmuar askush nëpër rrugë e hapësira publike.” 
     Kjo fushatë në Kosovë organizohet nga një koalicion organizatash: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Artpolis, Alter Habitus, Qendra dhe Programi për Studime Gjinore, ndërsa u përkrah nga UNFPA.