Download File
MARTESAT NË FËMIJËRI Martesa e hershme ose martesa e fëmijëve është bashkimi zyrtar ose jo i dy personave, të paktën një prej të cilëve është nën 18 vjeç. Fakti se ata janë fëmijë, na lë të kuptojmë se ata janë të paaftë që si bashkëshortë të japin pëlqimin e lirë dhe të plotë të tyre dhe si pasojë martesat në fëmijëri janë shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve. Në Kosovë sot, martesat e hershme janë relativisht të rralla, por vazhdojnë të jenë prezente dhe janë të zakonshme por jo edhe ekskluzive në disa komunitetete dhe/ose grupe etnike si në mesin e Romëve, Ashkalinjve, Egjiptianëve dhe Goranëve