Aktivistja Nazlie Bala merr pjesë në protestën e RrGGK-së më 8 Mars 2011, duke kërkuar sigurim shëndetësor dhe shërbime më të mira shëndetosore.

RrGGK Dënon Sulmin ndaj Aktivistes Nazlie Bala

Më 27 mars 2013 rreth orës 20:35, Aktivistja për të Drejtat e Njeriut Nazlie Bala është sulmuar fizikisht në hyrjen e banesës së saj. Ajo pastaj ishte kërcenuar: “Dije se kemi me të vra.” Ky sulm erdhi pasi Bala më 20 Mars kishte pranuar një letër anonime që i kërcënonte jetën e saj. Letra që i ishte vënë nën derën e banesës së saj, shkruante: “Të lutem mos e mbroj turpin. Në të kundërtën do të të vrasim”.

Kërcënimet dhe sulmi i referoheshin paraqitjes së saj në emisionin e Radio Televizionin të Kosovës (RTK) “Në kërkim” (“In Search”) disa ditë më parë, ku ajo kishte avokuar për përfshirjen e përsonave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në ligjin egzistues për të gjitha kategoritë e viktimave të luftës.
     
Përmes letrave dhe deklaratave për shtyp, RrGGK ka shprehur shqetësimin e vet lidhur me sulmin dhe kërcënimet e bëra ndaj Balës. RrGGK ka kërkuar hetim nga Policia e Kosovës, si dhe mbrojtje të menjëhershme për Balën. RrGGK ka informuar publikun që Bala ka qenë një aktiviste e dalluar e të drejtave njerëzore që nga viti 1990. Ajo ka filluar punën e saj si vullnetare për të drejtat e njeriut, duke punuar me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). Për 23 vite që nga atëherë, ajo vazhdimisht ka përkrahur dhe fuqizuar gratë.
     
RrGGK e konsideron sulmin ndaj Balës, një aktiviste e njohur e të drejtave të grave, jo vetëm sulm ndaj asaj, por ndaj të gjitha grave
dhe të gjithë burrave që kërkojnë të mbrojnë dinjitetin e grave të mbijetuara të dhunës sesksuale. Kërcënimet e tilla dhe dhuna kurrë
nuk do të pengojnë përpjekjet tona për drejtësi të mëtutejshme në Kosovë dhe për të siguruar dinjitet për gratë të mbijetuara të dhunës.