Download File
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) sot u informua nga mediat për një deklaratë të thënë nga Hajdar Beqa, duke komentuar lëvizjet politike të znj. Mimoza Kusari – Lila, të cilin ai në një moment e quan “prostitutë politike”. RrGGK e konsideron këtë deklaratë absurde dhe shumë ofenduese për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës, sidomos për gratë në politikë dhe vendim-marrje. Deklarata të tilla, e që kohëve të fundit nuk janë të pakta, vetëm e përforcojnë diskriminimin ekzistues social, politik dhe ekonomik gjinor në Kosovë. RrGGK e konsideron të papranueshme tërheqjen e paraleleve në mes të dështimeve në negociata dhe të qenurit grua.