RrGGK dhe Sudwind organizuan një vizitë studimore pesë-ditore në Austri. Gjatë vizitës, gratë aktiviste nga Kosova kanë mësuar më shumë për pozitën e grave në Austri.
Vizita filloi në Sant Pölten (Sankt Pölten), kryeqytetin e rajonit të Ulët të Austrisë. Pjesëmarrëset u takuan me gra politikane të suksesshme, duke diskutuar pjesëmarrjen në politikë dhe vendimmarrje, dhunën në familje dhe të drejtat e grave në trashëgimi. Ditën tjetër, pjesëmarrëset shkuan në një qytet tjetër, Hibps, ku ato vizituan strehimoren për gratë, dhe mësuan se si ato trajtojnë dhunën në familje dhe diskutuan mekanizmat ligjore në vend për të ndëshkuar abuzuesit dhe trajtimin e viktimave. Në ditën e tretë ato vizituan Universitetin e Danubit në qytetin Krems. Pjesëmarrëset diskutuan pozitën e gruas brenda institucioneve dhe kriteret për përzgjedhjen e punë-kërkuesve.
Në Sant Pölten, ato vizituan OJQ Sudwind, për të mësuar më shumë për punën e tyre në lidhje me tregtinë e drejtë: shitjen e produkteve për vlerën e tyre të vërtetë kështu që ato që bëjnë produktet nuk përballen me diskriminim. Në ditën e fundit ato vizituan Ministrinë e Punëve të Grave në Vjenë për të mësuar më shumë rreth Ministrisë dhe punën e saj.
“Ky shkëmbim i përvojave ka qenë shumë i dobishëm për ne” tha Shefkije Mehmet, Kryetare e Kuvendit Komunal në Novobërdë. “Kemi pasur rastin të takojmë gra lidere që punojnë në institucione të ndryshme qeveritare të nivelit të lartë, të vizitojmë ato institucione dhe të mësojnë nga përvojat e këtyre grave”.
Pas kësaj vizite shumë informative, pjesëmarrëset nga Kosova erdhwn në përfundim se gratë në Austri (vend i “zhvilluar”) përballen me shumë çështje të ngjashme si të grave në Kosovë: ato vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e grave si të drejta të njeriut; disa gra ende vuajnë dhunën në familje; gra të cilat posedojnë kualifikimet e njëjta si burrat marrin paga më të ulëta; dhe ka më pak gra në pozita vendimmarrëse se meshkuj. I vetmi ndryshim, ishte se gratë në Austri kanë mekanizma më të fuqishëm ligjor për të çuar më tej të drejtat e grave.
Kjo vizitë është mundësuar me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim.