Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon rëndë vizatimin e grafitit me portretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zn. Atifete Jahjaga, në murin e një prej ndërtesave të rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë.
RrGGK e konsideron këtë akt seksist dhe mizogjinist. Një akti i tillë, është fyes dhe i papranueshëm për cilindo qytetarë të Republikës së Kosovës.
Prandaj, për të shprehur pakënaqësinë dhe njëherit dënimin që RrGGK i bën këtij akti, RrGGK, sot, në ora 11:00, ndërmerr aksion për lyerjen, gjegjësisht mbulimin, e këtij akti të shëmtuar.
RrGGK çmon lartë punën dhe kontributin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zn. Atifete Jahjaga në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve të vendit tonë, me theks të veçantë në përkrahjen e të drejtave të grave.
RrGGK vlerëson lartë imazhin e mirë të Presidencës nën mandatin e saj, si një institucion i pa korruptuar i taksapaguesve tanë, i cili është imazhi që më së miri e ka përfaqësuar Kosovën ndërkombëtarisht.