Download File
Sot me datë 13 prill 2018, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është njohtuar përmes mediave lokale se Bujar Kokalla zyrtar i KRU “Gjakova” dhe njëkohësisht anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërcënuar deputeten Mimoza Kusari-Lila. Përmes porosive të dërguara në aplikacionin Messenger, Bujar Kokalla ne mës tjerash është shprehur “Po të garantoj bane të njeva ni fjalë që na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin duhesh me ditë që Thaçi ka njerëz qe japin jetën për to”, shkruajnë mediat lokale. Njohtimin për këtë kanosje e kishte bërë vet deputetja Kusari-Lila.