RrGK lanson raportin Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë

Download File

Me 17 nëntor në Hotel Sirius, prej orës 10:45 – 12:00, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS), që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri, të titulluar Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë. Gjatë këtij lansimi, RrGK do të prezantojë të gjeturat kyçe dhe rekomandimet e arritura nga analiza, si dhe mirëpret diskutim sa i përket të gjeturave.