Me 3 tetor, Igballe Rorogva, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) dhe Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJ) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për monitorimin e procedurave gjyqësore me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin me të mirë për publikun dhe gjyqësorin.
Kjo marrëveshje ka lindur si nevojë pas iniciativës së RrGK-së në lidhje me monitorimin e seancave gjyqësore për rastet e Dhunës me Bazë Gjinore dhe Diskriminimit Gjinor në Punë si dhe monitorimin e arkivave për rastet e përfunduara, me qëllim të vlerësimit të trendeve të dënimeve për rastet e kategorive të përmendura.
Përmes këtij bashkëpunimi, KGJK është shprehur i përkushtuar në angazhimin që t’i ofrojë qasje dhe bashkëpunim të plotë RrGK-së, në monitorimin e seancave gjyqësore të cilat zhvillohen në Gjykatat e Kosovës, duke qenë se KGJK ofron shërbime gjyqësore të paanshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, njëkohësisht punon edhe në ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve për mbrojtjen e personave që kanë përjetuar dhunë dhe diskriminim me baza gjinore