Nga data 15 deri më 17 nëntor, RrGK ka organizuar punëtorinë tre ditore me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës me bazë gjinore.
Pjesëmarrëset në punëtori gjatë këtyre tre ditëve patën mundësi të diskutojnë për mirëqenien, sigurinë, sfidat dhe kërcënimet në punë. Duke qenë se ato punojnë ngushtë çdo ditë me viktima të dhunës në baza gjinore, puna e tyre dhe aktivizmi mund t’i dërgojë lehtë në djegie profesionale.
“Punëtoria më bëri të kuptoj se sa e ngarkuar paskam qenë”, tha Ardita Thaqi, përfaqësuese e njërës prej strehimoreve në Kosovë. “Këto punëtori janë të domosdoshme për një performancë cilësore në vazhdim, si një ofruese e shërbimeve ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve të mbijetuar të dhunës” shtoi tutje ajo.
Kjo iniciativë mbështetet nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale.