RrGK pjesë e forumit 1325 & 2250, gratë dhe rinia për paqe e siguri

Më 20 tetor, akademia lokale e dialogut të OSBE-së për gratë e reja organizoi panelin e diskutimit Hyrje në praktikat më të mira gjatë zbatimit të Rezolutës 1325 dhe 2250, i cili mblodhi ekspertë nga akademia, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.

Në mesin e ekspertëve të ftuar e pranishme ishte edhe Majlinda Behrami, bashkëautore e hulumtimit “Një ulëse në tryezë” të përpiluar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

Gjatë këtij paneli, Behrami prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e raportit duke u fokusuar në nevojat dhe sfidat e grave dhe vajzave në Kosovë.

Behrami theksoi pengesat kryesore me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat lidhur me përfshirjen e tyre në proceset e paqes dhe të sigurisë, por edhe nevojat dhe prioritetet e tyre në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ky aktivitet është pjesë e konferencës edukative online “Forumi 1325 & 2250, Gratë dhe të Rinjtë për Paqe dhe Siguri” që filloi më 4 tetor dhe do të vazhdojë deri më 30 tetor.

Konferenca synon të rrisë ndërgjegjësimin, dialogun dhe diskutimet rreth Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Rezolutës 2250 mbi Rininë, Paqen dhe Sigurinë.

Raportin “Një ulësë në tryezë” mund ta gjeni KËTU.