RrGK vazhdon online përpjekjet për avancimin e barazisë gjinore

Gjatë kohës kur pjesa dërmuese e botës, poashtu edhe Kosova po përballet me përhapjen e pandemisë COVID-19 ritmi i punës së organizatave të shoqërisë civile ka ndryshuar, mirëpo qëllimi dhe përpjekjet mbesin të njejta.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) pavarësisht pamundësisë që të zhvillojë disa nga aktivitetet e parapara për këtë periudhë, ka vazhduar punën dhe disa prej aktiviteteve online.

Si përgjigje ndaj situatës së krijuar, RrGK ka hartuar një analizë të shkurtër gjinore të politikave, përmes së cilës identifikon nevojat e ndryshme të grave dhe burrave gjatë kësaj pandemie, mënyrat e ndryshme të ndikimit nga COVID-19, dhe e cila informon politikat publike, qoftë në aspektin socio-ekonomik apo atë shëndetësor.

Analizën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Poashtu, gjatë kësaj kohe stafi i RrGK-së ka kontaktuar të gjitha organizatat anëtare për të kuptuar si po e kalojnë këtë periudhë dhe se çfarë nevoja kanë. Anëtaret kanë qenë mirënjohëse për këtë gjë duke pohuar se RrGK asnjëherë nuk i lë anash nevojat e tyre.

“Faleminderit shumë për kujdesin dhe përkrahjen dhe për atë që po na përfaqësoni”, u shpreh Sylbije Sahiti nga organizata Parajsa Jonë.

“Faleminderit shumë qe jeni interesuar, jeni ju Rrjeti që çdo herë jeni të parat për gjithçka”, ishin fjalët e Shpresa Sejdiut, Qendra Edukative për Fëmijët me Nevojat e Veçanta

Duke ditur se gratë që përjetojnë dhunë në familje, gjatë pandemisë e kanë situatën edhe më të vështirë, që prej fillimit të kësaj situate RrGK ka bërë përpjekje dhe ka avokuar duke gjetur mënyrat për t’i përkrahur strehimoret e Kosovës me gjërat më emergjente që u duhen atyre.

RrGK ka qenë pjesë e takimit të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore ku është biseduar për fushatën kundës dhunës në familje. Ky grup ka lëshuar një deklaratë për media përmes së cilës u është bërë thirrje institucioneve që të mbrojnë personat që përjetojnë dhunë, përderisa ndaj qytetarëve u bë thirrje që ta raportojnë atë..

Përmes një fushate në rrjetet sociale, RrGK ka njoftuar qytetarët me të drejtat e punëtorëve gjatë kohës së pandemisë.

Gjithashtu një pjesë e stafit të RrGK-së ka mbajtur takim virtual me Shoqatën Evropiane të Grave Juriste (EWLA), për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të nismës katër vjeçare “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”.

 

Më poshtë mund të gjeni disa nga paraqitjet mediale të RrGK-së gjatë kësaj kohe: 

https://kallxo.com/lajm/rrgk-i-propozon-qeverise-masat-per-adresimin-e-covid-19-nga-perspektiva-gjinore/

https://kallxo.com/gjate/analize/grate-dhe-thirrjet-e-humbura-per-mbrojtje-nga-dhuna-ne-familje/

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1104147106612668/UzpfSTEyODEzODgëMzkxMzE0NToyOTc5NDA1MDY4Nzg2NDkë/?eid=ARDPoËfqCufgrvk_Ckel0CYId8dRfP3VëK87i6cVMIgTc2o0TtHo_4M_KkNKoMK-hc8NpUPV3oztjTKa

https://www.kosovalive360.com/rrgk-pa-drejtesi-nuk-ka-paqe/

https://www.kosovalive360.com/edhe-me-ligjnder-me-te-avancuaritbarazia-gjinore-ngec-ne-praktike/.