RrOGRAEK mban trajnim për gratë rome, ashkali dhe egjiptiane në Gjakovë

Gratë dhe vajzat rome, egjiptiane dhe shqiptare nga Gjakova morën pjesë në përmirësimin e aftësive të buta. Kjo u mundësua falë nismës “Promovimi i punësimit përmes avancimit të shkathtësive të buta për gratë rome, ashkali dhe egjiptiane në Gjakovë”.  

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RrOGRAEK) filloi këtë iniciativë 4-mujore me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (FGK) dhe me financim të Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA). 

Gjatë kohës së zhvillimit të nismës, RrOGRAEK zhvilloi tre trajnime me secilin grup. Këto trajnime zgjatën pesë ditë me grupe prej 20 grave dhe vajzave. Përmes këtyre aktiviteteve u synua integrimi i vajzave dhe grave rome, egjiptiane, ashkali dhe shqiptare në jetën shoqërore dhe gjithashtu informimi i tyre për tregun e punës. 

Pjesëmarrëset zhvilluan aftësi në module të ndryshme, siç janë: aplikimi për punë (shkrimi i CV-së, letra motivimi, hulumtimi i vendeve të lira të punës, njohja e portaleve dhe platformave elektronike për informacion mbi konkurset, rëndësia e panaireve të punës), zhvillimi i aftësive të komunikimit (prezantimi në intervistat e punës, komunikimi me shkrim, komunikimi verbal, kodi i veshjes, etj.), zhvillimi profesional i imazhit (kodi i sjelljes, etika në punë, motivimi, menaxhimi i kohës). 

RrOGRAEK arriti rezultatet e mëposhtme direkte nga kjo nismë: 

  • 26 gra dhe vajza rome, egjiptiane dhe shqiptare përmirësuan shkathtësitë e tyre të buta; 
  • 21 gra dhe vajza rome dhe egjiptiane përgatitën CV-të, letër motivuese dhe morën certifikatat për pjesëmarrjen në trajnimin e shkathtësive të buta; 
  • RrOGRAEK mbajti takime me kompani të ndryshme aktive në komunën e Gjakovës për të lobuar për mundësi të praktikës dhe punësimit të grave dhe vajzave rome dhe egjiptiane që morën pjesë në trajnimet; RrOGRAEK deri më tani nënshkroi Memorandum të Bashkëpunimit me kompaninë e tekstilit Albi CM, pasi të gjithë pjesëmarrëset janë kryesisht të interesuara dhe kanë njohuri dhe përvojë në qepje. 
  • Fillimisht tri gra janë angazhuar në ndërmarrjen e tekstilit Albi MC në komunën e Gjakovës për praktikë dhe konsiderohen seriozisht për punësim në fazat e mëvonshme. Ndërkohë, gra dhe vajza të tjera të trajnuara do të angazhohen për stazh / punësim, brenda mundësive të kompanisë së lartpërmendur.