Me 22 nëntor, shtatë organizata anëtare të RrGGK-së kanë përfituar grante nga Fondi i Grave të Kosovës, me shumë totale prej €18,509. Gjatë sesionit të orientimit, ato nënshruan kontratat dhe me shumë energji u përgaditën të fillojnë iniciativat e tyre. Fondi u mundëson organizatave të vogla që nuk përkrahen, grupeve rurale dhe/ose të margjinalizuara të kenë çasje në fonde për iniciativa të rëndësishme në nivel lokal.
“Jam shumë i lumtur që nëpërmjet Rrjetit mund të arrijmë tek organizatat që punojnë me komunitetin, diçka që ne nuk mund ta bëjmë me kapacitetet e brendshme të stafit,” tha Christian Geosits nga Austrian Development Agency (ADA), i cili ka mbështetur raundin e katërt të granteve. “E çmoj strukturën që e kemi krijuar së bashku me Rrjetin sepse funksionon shumë mirë duke pasur çasje tek organizatat që punojnë me komunitetin.”
Përfituesit e granteve dhe iniciativat e tyre përfshijnë:
- Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) do të organizoj aktivitete të ndryshme për personat me aftësi të veçanta nga Prishtina, Gjilani, Ferizaji, Mitrovica, Prizreni dhe vende të ndryshme rurale. (€2,700)
- Shoqata Iniciativa e Grave do të trajnojë gratë nga fshati Bresanë në Dragash për rrobaqepësi, drejt rritjes së mundësive për punësim. (€3,000)
- Gruaja Bashkëkohore do të organizoj ligjerata mbi shëndetin, trajnime psikologjike dhe ushtrime si zëvendësim i psikoterapisë, dhe gjithashtu do të avokoj për ofrimin e shërbimeve më të mira për personat me nevoja të kufizuara nga spitali rajonal i Prizrenit. (€2,155)
- Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes do të organizoj sesione edukative për të rinjtë në Komunën e Gjakovës mbi temën e “Mbrojtjes nga Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.” (€2,390)
- OJQ Gora do të punojë në fuqizimin ekonomik të grave Gorane në Dragash nëpërmjet punimit të produkteve punëdore dhe shitjes së tyre në panaire. (€2,780)
- Hendifer do të organizoj vizita gjinekologjike dhe trajnime për gratë në fshatra, drejt parandalimit të kancerit në gji dhe mitër. (€2,630)
- Alma do të punoj në identifikimin e grave dhe fuqizimin ekonomik të dy komuniteteve në Komunën e Pejës: Lutogllava and Leshan. (€2,854)
Nëpërmjet Fondit të Grave të Kosovës, organizatave gjithashtu u ofrohet mentorim dhe mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të tyre organizative.
“E vlerësoj shumë këtë session sepse të gjitha këto informata do të na duhen gjatë zbatimit të projektit,” tha njëra nga përfitueset e grantit.
Gjatë sesionit të orientimit, organizatat mësuan procedurat e raportit narrativ dhe financiar, si dhe mënyrën e monitorimit dhe vlerësimit.
“Sot ato morën shumë shembuj dhe këshilla se si ta menaxhojnë si duhet një projekt,” tha Arsim Aziri nga ADA, i cili morri pjesë në takim. “Është shumë punë e madhe për projekte kaq të vogla, por definitivisht ato do të mësojnë nga kjo përvojë.”
Nëpërmjet Fondit, RrGGK u ofron organizatave anëtare aftësi dhe përvoja të reja të cilat u mundësojnë atyre të aplikojnë tek përkrahës të tjerë në të ardhmen.