Sida bashkon 400 pjesëmarrës në Stokholm për Forumin e Internetit 2015

Sida bashkon 400 pjesëmarrës në Stokholm për Forumin e Internetit 2015

Stockholm Internet Forum (SIF- Forumi i Stokholmit për Internetin) është një forum ndërkombëtar i cili promovon dialogun dhe diskutimet lidhur me mënyrën se si qasja e lirë, e hapur, dhe e sigurt në internet promovon dhe forcon të drejtat e njeriut kudo në botë. I themeluar në vitin 2012 nga Qeveria Suedeze, SIF15 është forumi i katërt me radhë. Këtë vit, SIF15 është organizuar nga  Sida-s në Stokholm nga 21 deri 22 tetor.
     Forumit i janë bashkuar më shumë sesa 400 pjesëmarrës, nga pothuaj 100 vende të ndryshme, duke përfshirë politikë-bërës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, aktivistë si dhe përfaqësues të bizneseve, përfshirë edhe një përfaqësuese nga ana e RrGGK-së.
SIF-i ka një traditë gjithëpërfshirëse mirëpo gjysma e pjesëmarrësve vijnë nga vende ku të ardhurat janë të më të ulëta, dhe nga disa vende ku qasja në internet është e kufizuar dhe përpjekjet për t’i promovuar të dyja; lirinë e internetit, dhe të drejtat e njeriut, mund të jenë të rrezikshme.
    Këtë vit, tema e SIF-it ishte eksplorimi i qasjes në internet nga një qasje shumë-përmasore. Aspektet e qasjes janë mbuluar përmes diskutimeve të çështjeve të lidhura me ekonominë, teknologjinë, politikën dhe të drejtat e njeriut, me një theks të veçantë në barazinë gjinore.        Pjesëmarrësit kanë ngritur çështje të ndryshme që i shqetësonin ata në vendet e tyre ku ata jetojnë e veprojnë. Për shembull gjatë konferencës u përmend se sipas ITU Worldwide, është vlerësuar se në internet  kanë çasje 200 milionë gra më pak sesa burra dhe ky hendek mund të rritet në 350 milion brenda tri viteve të ardhshme. Çështje të tjera që janë diskutuar lidhur me pabarazinë gjinore në përdorimin e internetit mund të gjenden në faqen e internetit të SIF-it dhe në faqen në “twitter”.