Studentët dhe RrGGK diskutojnë për të drejtat e njeriut

     Studentët e programit master nga European Inter-University Center për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim, u takuan me Igballe Rogovën, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), me 21 janar në Hotel Sirius për të mësuar për të drejtat e grave dhe aktivizmin në Kosovë.
     Zn. Rogova fillimisht foli për aktivizmin gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, për shoqatën Motrat Qiriazi, si dhe për periudhën e luftës në Kosovë, kur kjo shoqatë nuk kishte ndërperë fare veprimtarinë e saj, për t’i ndihmuar kosovarëve të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kampe si refugjatë.
Të pranishmit patën mundësi poashtu të informohen lidhur me atë se si u themeluan organizatat e para për të drejtat e grave pas luftës, si dhe për historikun dhe punën e RrGGK që nga themelimi.