Më 17 tetor, Jeta-Vita, Qendra për Luftimin e Kancerit të Gjirit, organizoi programin e tyre tashmë vjetor, kulturor dhe informues, ku qytetarët kanë marshuar së bashku me moton e organizatës: “Zbulimi i Hershëm do të thotë Jetë”, për të shprehur solidaritetin dhe rritur sensibilizimin për kancerin e gjirit në shoqërinë kosovare.
Programi është organizuar nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Programi ka mbledhur bashkë qindra qytetarë, duke përfshirë personelin e ekipit të RrGGK-së dhe përfaqësues të OJQ-ve të tjera, si dhe përfaqësues shtetërorë të niveleve të larta. Të gjithë anëtarët pjesëmarrës janë mbledhur për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për të gjitha ato që janë prekur nga kjo sëmundje shkatërruese.
Përveç programit të tyre vjetor, Jeta-Vita ka organizuar edhe aktivitete shtesë gjatë muajit tetor, muajit për sensibilizimin e qytetarëve për kancerin e gjirit.