A je kreativ/e dhe dëshiron të bësh ndryshim?
A beson se komunikimi vizual dhe tregimi i historive mund të nxisin ndryshime shoqërore? A të pëlqen të krijosh storje, përmbajtje për rrjetet sociale, dizajne kreative dhe materiale promovuese që kanë ndikim? A dëshiron të kontribuosh në avancimin e barazisë gjinore përmes punës tënde?
Nëse je person kreativ, me iniciativë dhe pasion për komunikimin, dizajnin grafik dhe mediat digjitale, atëherë kjo mundësi është për ty!
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpall pozitë të hapur për Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun (PR). Pozita është me orar të plotë dhe ofron mundësi për zhvillim profesional në një organizatë me përvojë të gjatë në promovimin e të drejtave të grave, barazisë gjinore dhe drejtësisë sociale.
Përgjegjësitë kryesore
Koordinatori/ja për Marrëdhënie me Publikun (PR) do t’i raportojë mbikëqyrësit/es të/e përcaktuar në kontratën e punës dhe do të mbështesë ekipin e RrGK-së në zbatimin e aktiviteteve të komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit vizual.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Mbështetjen në zbatimin e Strategjisë së RrGK-së dhe Strategjisë për Marrëdhënie me Publikun;
- Shkrimin e storjeve, përgatitjen e dizajneve grafike për publikime, raporte, rrjete sociale, uebfaqe dhe materiale të tjera promovuese në përputhje me identitetin vizual të RrGK-së;
- Kontribon me ide kreative për dizajn grafik, fotografi, videografi dhe materiale të tjera të komunikimit;
- Mbështetjen në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e pranisë së RrGK-së në uebfaqe dhe rrjetet sociale;
- Mbështetjen në përgatitjen e materialeve promovuese, komunikatave për media dhe përmbajtjeve të tjera të komunikimit;
- Mbështetjen në organizimin dhe promovimin e ngjarjeve, fushatave dhe aktiviteteve publike të RrGK-së;
- Sigurimin që materialet e komunikimit dhe dukshmërisë të jenë në përputhje me kërkesat e donatorëve dhe standardet e RrGK-së;
- Bashkëpunimin me stafin, partnerët, organizatat anëtare dhe ekspertët e jashtëm për zhvillimin e materialeve të komunikimit dhe promovimin e aktiviteteve të RrGK-së;
- Kryerjen e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi/ja, në përputhje me nevojat e organizatës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të posedojë:
- Përkushtim për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
- Diplomë Bachelor në komunikim, marrëdhënie me publikun, dizajn grafik, media digjitale, marketing ose fushë të ngjashme;
- Së paku dy (2) vite përvojë pune në komunikim, marrëdhënie me publikun, dizajn grafik ose fushë të ngjashme;
- Përvojë në krijimin e materialeve grafike dhe përmbajtjeve për rrjetet sociale;
- Preferohet, të ketë njohuri të programeve të dizajnit grafik (Adobe Creative Suite – Illustrator, InDesign, Photoshop dhe/ose programe të ngjashme si Canva Pro);
- Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Përvojë në fotografi, videografi ose montazh videos konsiderohet përparësi;
- Njohja e gjuhës serbe konsiderohet përparësi, por nuk është obligative;
- Kreativitet, iniciativë dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
Si të aplikoni
Ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në adresën jobs@womensnetwork.org, me titull (subject): “Koordinator/e për PR”, deri më 13 Gusht 2026:
- CV-në tuaj;
- Një letër motivuese;
- Kontaktet e tre (3) referencave profesionale (emri, pozita, organizata dhe të dhënat kontaktuese);
- Një shembull të shkrimit origjinal në gjuhën shqipe. Preferohet që tema e shkrimit të jetë lidhur me barazinë gjinore.
- Portofolin tuaj ose së paku tre (3) shembuj të punëve tuaja në dizajn grafik dhe/ose komunikim digjital.
Aplikacionet e dërguara pas afatit ose të paplota nuk do të merren në shqyrtim. Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Rrjeti i Grave të Kosovës zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj dhunës seksuale, abuzimit, ngacmimit dhe shfrytëzimit seksual. Të gjithë kandidatët/et pritet të respektojnë standardet më të larta të integritetit dhe etikës profesionale.
Në frymën e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, RrGK inkurajon aplikimin e personave të të gjitha gjinive, etnive, moshave dhe aftësive.
Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.
