A jeni të pasionuar pas drejtësisë sociale, barazisë gjinore dhe hulumtimit të politikave të bazuara në dëshmi? Dëshironi të fitoni përvojë praktike në hulumtim, duke përfshirë monitorimin dhe analizimin e reformave në fushën e mbrojtjes sociale?
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është në kërkim të studentëve të motivuar për praktikë në hulumtim, duke filluar nga gushti 2026. Kjo praktikë vullnetare do t’ju ofrojë mundësi të vlefshme për zhvillimin e aftësive hulumtuese dhe për të kontribuar në ndryshime domethënëse në politika.
Hyrje
Kjo praktikë është pjesë e një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE), i cili synon të forcojë cilësinë dhe përgjegjshmërinë gjinore të reformave në vazhdim në fushën e mbrojtjes sociale në Kosovë. Përmes analizës ligjore dhe të politikave, monitorimit në terren dhe angazhimit me komunitetin, hulumtimi do të gjenerojë rekomandime të bazuara në dëshmi për përmirësimin e shërbimeve sociale, asistencës sociale dhe të drejtave të punës për gra dhe burra të ndryshëm.
Ky projekt synon të kontribuojë në objektivin e përgjithshëm të forcimit të qëndrueshmërisë, rolit dhe kapaciteteve të shoqërisë civile në avancimin e demokracisë gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse, si dhe të progresit social të përgjegjshëm gjinor, në përputhje me agjendën e integrimit dhe përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.
Për të arritur këtë objektiv afatgjatë, projekti synon në mënyrë specifike të rrisë më tej pjesëmarrjen, aktivizmin dhe ndikimin e RrGK-së dhe anëtarëve të saj të ndryshëm në reformimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, duke përmirësuar kështu qasjen në shërbime dhe cilësinë e tyre për gra dhe burra të ndryshëm.
Përgjegjësitë dhe Mundësitë gjatë Praktikës
Praktikantët do të:
- Mbështesin monitorimin e reformave ligjore dhe të politikave që lidhen me mbrojtjen sociale.
- Zhvillojnë aftësi për analizimin e ligjeve dhe politikave nga perspektiva gjinore.
- Kryejnë hulumtime cilësore dhe sasiore, duke përfshirë pjesëmarrjen në intervista dhe fokus-grupe.
- Mësojnë më shumë rreth buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BPGj) dhe mënyrës së aplikimit të tij në shërbimet sociale.
- Ndihmojnë në hartimin e dokumenteve të politikave dhe raporteve me rekomandime konkrete dhe të zbatueshme.
- Mësojnë nga hulumtues me përvojë dhe ekspertë të politikave.
- Përfitojnë një mëditje modeste për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me praktikën (p.sh., transporti dhe ushqimi).
- Kenë orar dhe lokacion fleksibil të punës, duke mundësuar vazhdimin e ndjekjes së ligjëratave dhe pjesëmarrjen në provimet universitare.
- Kenë mundësi ta njohin këtë praktikë formale si pjesë të përmbushjes së kërkesave të fakultetit për praktikë dhe përvojë praktike.
Kriteret e Pranueshmërisë
Aplikantët duhet:
- Të jenë të regjistruar në një program universitar ose të jenë diplomuar së fundmi në shkenca politike, studime gjinore, shkenca sociale, ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
- Të kenë interes të theksuar për barazinë gjinore dhe mbrojtjen sociale.
- Të kenë njohuri dhe aftësi bazë në hulumtim, veçanërisht në metodat cilësore dhe/ose sasiore.
- Përvoja e mëparshme në realizimin e intervistave është e mirëseardhur, por nuk është e domosdoshme.
- Të kenë njohuri të gjuhës shqipe, serbe dhe/ose angleze. Njohja e disa gjuhëve përbën përparësi, por nuk është kusht.
Procesi i Aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresën jobs@womensnetwork.org, me subjektin e emailit: “Research Internship Application”, deri më 6 gusht 2026.
- Një CV që përshkruan formimin e tyre akademik dhe përvojën përkatëse.
- Një letër motivimi njëfaqëshe, ku shpjegohet interesi i tyre për RrGK-në dhe praktikën, si dhe mënyra se si kjo përvojë përputhet me qëllimet e tyre profesionale.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka një politikë të tolerancës zero ndaj dhunës seksuale, abuzimit, ngacmimit dhe shfrytëzimit. Nga të gjithë kandidatët pritet të respektojnë standardet më të larta të integritetit, etikës profesionale dhe sjelljes, në përputhje me vlerat e RrGK-së.
Në frymën e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, RrGK inkurajon aplikimet nga persona të të gjitha gjinive, përkatësive etnike, moshave dhe aftësive.
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është të mbështesë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, fesë, përkatësisë etnike, moshës, nivelit të arsimit, orientimit seksual ose aftësive. RrGK e përmbush këtë mision përmes shkëmbimit të përvojave dhe informacionit, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimit, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve.
