Trajnime për luftimin e analfatizmit të personave të verbër dhe me të parë të dobësuar

Shoqata e të Verbërve dhe me të Parë të Dobësuar (SHVPD) me datë12 mars , si pjesë e nismës “Mbështetja e personave të verbër dhe personave me të parë të dobësuar për pavarësim në jetë organizoi një takim trajnues në Rahovec për mësim bazik sipas alfabetit Brajell për këta persona, të cilët asnjëherë nuk kanë vijuar ndonjë kurs apo trajnim. 

Ky takim u mbajt në Rahovec dhe mblodhi pjesëmarrës nga Rahoveci dhe fshatrat GexheXërxëRatkocHoqë e Vogël dhe Dejnë, të cilët nuk dinë shkrim-lexim dhe nuk kanë njohuri të mësimit bazik. 

Udhëheqësja e tranimitXhylferije Bytyqi, e cila është mësimdhënëse e çertifikuarfoli për mungesën e mësimit bazik për këtë grup në shoqërinë tonë dhe theksoi rëndësinë e nismave të tilla. 

“Duke u bazuar në atë që personat e verbër si grup i margjinalizuar në shoqëri janë të neglizhuar në çdo sferë të jetës, e në veçanti të asaj arsimore dhe duke i ditur vështirësitë e ekzistencës së personave të verbër dhe pozitës së tyre në shoqëri është parë më se e nevojshme një iniviativë e tillë”. tha Bytyqi. 

Goneta Mustafa, koordinatore e projektit, bëri të ditur që do të mbahen gjithsej 20 takimeve trajnuese me qëllim përmirësimin e pozitës së kësaj kategorie në shoqëri. Ajo gjithashtu njoftoi se SHVPD është në proces për bashkëpunim me Qendrën e Punësimit, në drejtim të lajmërimit të  verbërve të cilët kanë fituar njohuri bazike si punë-kërkues.   

Ky takim dhe kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave tëKosovës (FGK), financohetnga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga UN Women. 

Përveç SHVPD, përfituese nga raundi i 14-tëi FGK-sëjanëedhe 19 organizata anëtare tëtjera. Listën e plotëmund ta lexoniKËTU.