Me 24 nëntor, Instituti pë Studime Sociale dhe Humanistike (ESSI) i Universitetit të Prishtinës dhe Instituti për Hulumtime Gjinore në Dartmouth (GRID) lancuan së bashku Qendrën për Studime dhe Hulumtime Gjinore (QSHGJ) në ESSI.
Fillimisht në këtë ditë, ESSI dhe GRID organizuan një punëtori, e cila rezultoi nga bashkëpunimi një vjeçar mes ESSI dhe Kolegji Dartmouth. Punëtoria mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile, institucionet e Kosovës, agjencione kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe staf akademik për identifikimin e objektivave të kësaj iniciative.
Qëllimi i Qendrës është të ofrojë një strukturë kombëtare të bursave dhe analizave të cilat do të ndihmonin liderët në Kosovë dhe Ballkan pasi që ata implementojnë politika që mbështesin barazinë gjinore. Qendra gjithashtu do të shërbejë si forum për ngjarje dhe programe të dizajnuara që të ngrisin aftësitë dhe të përgadisin gratë për role udhëheqëse. Nevoja për një Qendër të tillë është artikuluar nga studiues në rajon. Iniciativa për themelimin e Qendrës filloi si rezultat i Samitit Ndërkombëtarë të Gruas dhe rezultatet e saj “Prishtina Principles”.
“Kjo iniciativë reflekton mbi përgjegjësitë të cilat i kemi dhe duhet t’i marrim mbi vete në mënyrë që të avancojmë pozitën e grave në shoqërinë tonë, edhe si udhëheqës të institucioneve publike politike apo akademike, anëtarë të sektorëve privat apo të shoqërisë civile, dhe si qytetarë të zakonshëm,” tha Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e hapjes së Qendrës.
Kjo Qendër adreson problemet e lartëpërmendura nëpërmjet hulumtimit dhe analizave që mund të përdoren për informimin e politikave dhe krijimin e pjesës qëndrore të bursave të cilat do t’i shërbejnë kombit dhe rajonit të ecin përpara. Qendra gjithashtu do të ofroj një forum ku studiuesit mund të shkëmbejnë ide dhe të bëhen partnerë me agjencione qeveritare në mënyrë që të çojnë këto ide direkt në aksion.