RrGGK mirëpret organizatën e 100-të anëtare: “Prehja”

RrGGK mirëpriti organizatën e 100-të anëtare: “Prehja” nga Skenderaj, në tetor të vitit 2012. Prej se është themeluar në vitin 2000, RrGGK është rritur nga 36 anëtarë, sa i ka pasë në fillim. RRGGK shënoi këtë moment të rëndësishëm me dhurimin e një kompjuteri për anëtarin më të ri.

“Prehja” punon aktivisht për të ngritë vetëdijen dhe për t’i fuqizuar gratë.

RrGGK është lider në mesin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë e në rajon, dhe përfaqëson interesat e organizatave të grave të të gjitha grupeve etnike anembanë Kosova. Prej fillimit të vet, RrGGK ka mbajtë takime të rregullta të anëtarëve, punëtori dhe aktivitete që përfshinin anëtarët e vet. Ata informohen për aktivitetet e RrGGK-së, për mundësitë për t’i zhvilluar kapacitetet e tyre dhe për mundësitë e financimit. 100 anëtaret e organizatës tonë kanë mundësinë që të takohen shumë herë gjatë vitit, të ndajnë idetë, të mësojnë strategji të reja dhe të nisin punë të përbashkëta. Në vitin 2006, RrGGK u bë rrjeti i parë i organizatave jo-fitimprurëse, joqeveritare, në Kosovë që ka miratuar kodin e sjelljes, duke dhënë shembull të transparencës dhe përgjegjësisë.