Në Kosovë mbahet Java e Gruas 2015

Për të katërtin vit me rradhë,  Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me përkrahje nga Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka organizuar Javën e Gruas në Kosovë, ku u diskutua mbi rëndësinë e sundimit efektiv të ligjit dhe rolin që ligji ka mbi ngritjen e pozitës së gruas në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë. Pjesë e javës së gruas këtë vit ishin aktivistet e partive politike, shoqërisë civile, përfaqësueset e mediave, institucioneve publike dhe universiteteve.
    Gjatë pesë ditëve sa zgjati ky event u diskutuan një mori temash për të drejtat pronësore dhe trashëgiminë; çasja e grave në të drejtat pronësore, kornizën legjislative dhe sfidat në implementimin e ligjeve përkatëse; roli i grave në luftimin e korrupcionit; gratë në sektorin e sigurisë – inspirimi i grave për të konsideruar të ardhmen në fushën e sigurisë; si dhe për rehabilitimi e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës.
     Në panelin e organizuar për reabilitim e të mbijetuarëve të dhunës seksuale u theksua që Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës ka vazhduar mandatin edhe për një vit, dhe se gjatë vitit të kaluar është punuar drejt kësaj çështje më shumë se sa në 15 vitet e fundit.
    Në këtë panel u diskutua rreth hapave të ndërmarrur për garantimin e zbatimit të ligjit, rehabilitimin psiko-social dhe shëndetësor, fuqizimin ekonomik, qasjen në drejtësi dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
    “Për fatin e keq numri i saktë i personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës nuk dihet mirëpo mendohet të jetë dikun rreth 20,000” shtoi zn. Feride Rushti, Drejtore e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Ajo informoi të pranishmit që Qendra vazhdon të ofroj ndihmë për të gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, pa dallim moshe, gjinie e enticiteti.
    “Tani ne kemi mbrojten ligjore që kemi kërkuar dhe kemi obligim të organizojmë fushata vetëdijësuese, që të ju tregojmë të mbijetuarëve të dhunës seksuale se mekanizmat ligjor egzistojnë dhe se si ata t’i qasen atyre,” tha zn. Igballe Rogova, Drejtore e RrGGK dhe anëtare e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. “Mbrojtjen ligjore e kemi – tani na duhet drejtësia.”

   Java e Gruas përfundoi me ndarjen e çertifikatave për 1000 pjesëmarrëset e trajnimeve të organizuar në kuadër të kësaj jave.