Sugjerimet e RrGGK-së përfshihen në Ligjin e ri për Barazi Gjinore

 Si anëtare zyrtare e grupit punues qeveritar për hartimin e Ligjit për Barazi Gjinore. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka pasur mundësinë të ofroj komente dhe sugjerime në disa verzione të projekt ligjit.  
Procesi i cili ka filluar në fund të vitit 2015 ka përfunduar me përfshirjen e ndryshimeve. Prej më shumë se 20 komente që RrGGK ka bërë për projekt ligjin e fundit, shtatë prej tyre janë adoptuar në Ligjin e ri për Barazi Gjinore (Nr 05 / L -020) i cili, tashmë në fuqi, u  miratua me 28 maj dhe u botua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës me 26 qershor 2015. Ndërsa ndër komentet e marra parasysh përfshijnë:

  •  Nenin 5 artikulli 1.8 për të dhënat e ndara sipas gjinisë, ku RrGGK ka kërkuar që këto të dhëna të dorëzohen në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
  •  Nenet 8.1.9 and 8.12: Analizat e statusit të barazisë gjinore në Kosovë së bashku me një raport mbi zbatimin e ligjit duhet të publikohen dhe të vihen në dispozicion të publikut.
  • RrGGK dhe palët e tjera të interest siç janë Agjencia për Barazi Gjinore dhe GIZ kanë avokuar në përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha institucionet.
Ne jemi shumë të kënaqur që avokimi ynë ishte i suksesshëm dhe disa nga rekomandimet e dala nga RrGGK janë marrë në konsideratë, por ende ka disa mangësi. Për informata të mëtejshme në lidhje me këtë, ju lutemi lexoni artikullin tonë të fundit: "Ligji i ri i Kosovës për Barazi Gjinore: “Të mirat, të kqijat, të diskutueshme". Ne shpresojmë që zbatimi i duhur i këtij ligji do të kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë. Për më shumë informata, klikoni këtu për të parë Ligjin e ri për Barazi Gjinore. Nëse keni ndonjë koment apo sugjerim ju lutemi ndani me ne.