Me fonde prej RrGGK, mbështetur nga UNFPA, Medica Kosova ka ofruar shërbime për gratë në vise rurale, si dhe ekzaminime pa pagesë me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Fushata mediale e RrGGK dhe diskutimet me qytetarë, të organizuara në të gjitha rajonet, gjithashtu kishin për temë kancerin e gjirit dhe problemet tjera serioze shëndetësore me të cilat gratë konfrontohen. Më tej, përmes këtij projekti janë siguruar edhe fonde për strehimoret, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime më të mira shëndetësore për gratë që qëndrojnë në to.