Kaloi edhe një vit me shumë suksese për RrGGK-në, përfshirë dhe publikimin e disa raporteve hulumtuese, ndarjen e shumë granteve për anëtaret e RrGGK-së. Por kjo nuk ështe e tëra stafi i RrGGK poashtu ka komentuar edhe gjatë drafitimit të disa ligjeve të Republikës së Kosovës për t’i bërë ato më të ndjeshme nga aspekti gjinor dhe jo vetëm kaq, RrGGK ka dërguar mbi 10 kumtesa për media për të ngritur çështje e drejtësi për gratë dhe shumë e shumë aktivitete të tjera drejt ngritjës të pozitës së grave në Kosovë. Më shumë informata për punën e RrGGK gjatë vitit 2015 mund t’i gjeni në Raportin Vjetor. E kjo punë kaq e suksesshme u arrit falë përkushtimit të palodhshëm të stafit të RrGGK-së të cilat shumë shpesh punuan edhe pas orarit e gjatë vikendeve për të arritur këto suksese. Mirëpo stafi i RrGGK-së nuk ishin të vetmet që bënë këtë punë kaq të palodhshme, ne falenderojmë përzemërsisht anëtaret e RrGGK dhe Lobin për Barazi GJinore dhe të gjithë vullnetarët që na ndihmuan me shumë përkushtim gjatë këtij viti. Andaj të gjithë ju që kontribuat dhe ishit pjesë e jona këtë vit ju falenderojmë shumë për gjithë përkushtimin tuaj për këtë vit kaq të suksesshëm.