Një delegacion i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga përfaqësoi Kosovën në Samitin Global të Gruas 2013. Delegacioni poashtu përfshinte përfaqësuesen e RrGGK-së Mirlinda Kusari-Purrini, Drejtoreshë Ekzekutive e SHE-ERA dhe Afërdita Saraqini Kelemendi, Presidente e Odës Ekonomike të Grave të Kosovës. Samiti, i mbajtur në Kuala Lampur, Malajzi me 6-8 Qershor, mblodhi rreth 1100 udhëheqës botërorë nga rreth 70 vende për të diskutuar temën: Krijimi i Ekonomive të Reja. Ngjarja shërbeu për krijimin e lidhjeve në mes të sektorit publik, privat dhe jo fitimprurës.
“Ne kishim mundësinë të takohemi dhe të ndajmë përvoja me gra udhëheqëse nga qeveritë dhe bizneset,” tha Zn. Kusari-Purrini. “Ne poashtu mësuam për statusin global të gruas.”
Samiti synonte të promovonte dhe informonte gratë sipërmarrëse përmes nje forumi vjetor, hulumtimit, tryezave të rrumbullakëta dhe programeve të tjera.