Sylbije Sahiti nga Parajsa Jonë flet për higjienën e ushqimit.

Higjiena e Ushqimit Luan Rol në Zbulimin e Tregut për Produkte

Të siguruarit e përgatitjes higjienike të produkteve ushqimore është hapi i parë që gratë duhet të ndërmarrin gjatë përgatitjes së produkteve të tyre për treg. Për këtë arsye, OJQ Parajsa Jonë  ftoi 20 gra në trajnimin për higjienën e ushqimit në fshatin Krojmir, më komunën e Lipjanit. Tema zgjoi aq shumë interesim saqë më shumë se 43 gra të moshave të ndryshme morën pjesë në këtë trajnim.

Pjesëmarrëset diskutuan lidhur me higjienën e ushqimit, përcaktimi i temperaturës së duhur për ushqim, shmangia e përhapjes së sëmundjeve, pasterizimi i ushqimit, blerja e produkteve të papërpunuara dhe dërgesa e produkteve finale.
Hanifja, njëra nga pjesëmarrëset, ofroi kopshtin e saj për mbajtjen e trajnimit.  ”Jam shumë e lumtur që të ofroj këtë hapësirë për gratë,” tha ajo. “Është e vështirë për gratë që të dalin nga shtëpitë e tyre. Ky është një justifikim i arsyeshëm për ato që të dalin nga rutina e tyre e përditshme.”
Sylbije Sahiti, Drejtoreshë Ekszektuive e Parajsa Jonë aktivisht merr pjesë në panaire të organizuara nëpër Kosovë. Ajo ndau eksperiencën e saj, duke i inkurajuar pjesëmarrëset që të ndërmarrin iniciativa për të fituar të holla dhe për të fuqizuar veten ekonomikisht.
“Mos keni turp ose frikë që të ndani idetë tuaja dhe të bëni ëndërrat tuaja realitet,” iu tha Sylbija grave që ishin mbledhur në karrike plastike në kopsht. “Kur fillova së pari këtë iniciativë, nuk kisha mbështetje nga familja ime. Burri im nuk mendonte se unë mund t’ia dalë. Megjithatë, tani ai ka parë suksesin dhe është shumë mbështetës. Tani unë mund të sigurojë të ardhura për familjen time dhe unë besoj se secila nga ju keni ide unike, mund të jeni të suksesshme dhe të fitoni të holla për veten dhe për familjen.”