Sot, u mblodhën përfaqësues të drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, drejtorët e Spitaleve, mjekë, sociolog, psikolog, punëtor shëndetësor, përfaqësues të OJQ-ve që merren me shëndetësi, shoqërisë civile dhe qytetar të Komunsës së Gjilanit për të diskutuar për rëndësinë e Qendrës për Mirëqenien e Gruas që gjendet pranë Spitalit Regjional të Gjilanit.

Dr. Mevlyde Iliazi, gjinekologe, prezantoi të gjeturat e nismës “Vetëdijësimi i vajzave dhe grave rreth shëndetit reproduktiv dhe rëndësia e Qendrës për Mirëqenien e Gruas” dhe të dalurat e vizitave që janë bërë, duke treguar statistikat se si është gjendja shëndetësore e grave, sa janë vizituar dhe cilat janë shqetësimet me të shpeshta të tyre.

OJQ Gruaja Hyjnore mbajti këtë takim në kuadër të nismës “Vetëdijësimi i vajzave dhe grave rreth shëndetit reproduktiv”
Kjo nismë është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) si dhe është financuar nga UN Women.