Patëm kënaqësinë të mirëpresim në Rrjetin e Grave të Kosovës Ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, dhe Erëmira Berishën, Zyrtaren për të Drejtat e Njeriut nga Ambasada Britanike.
Diskutuam për situatën politike; si pasiguria ndikon në dhunën me bazë gjinore; progresin dhe sfidat e mbetura për të adresuar këtë dhunë; rëndësinë e përfshirjes së burrave dhe djemve në krijimin e një shoqërie më të barabartë; nevojën urgjente për miratimin e Ligjit të Punës dhe Kodit Civil; dhe rëndësinë e forcimit të shërbimeve sociale për të parandaluar dhunën dhe për të adresuar varfërinë.
Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e tij të rëndësishme politike në përparimin e barazisë gjinore deri më sot.
Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë për qëllimet e përbashkëta në përparimin e paqes dhe sigurisë për gratë dhe burrat e ndryshëm në të gjithë Kosovën.