Ngacmimet seksuale në hapsira publike ende mbesin problem shumë i madh në Kosovë. Poashtu, ende nuk ekzistojnë statistika të mirëfillta mbi këtë dukuri, pasi që nuk raportohet sa duhet, gjë ndoshta vjen si rrjedhjë e mungesës së informatave.
Andaj FemACT në kuadër të RrGGK ka organizuar fushatën #TakeBackTheNight kundër ngacmimeve seksuale në hapsira publike (për më shumë informatar rreth fushtatës klikoni këtu).
Si rrjedhojë e fushatës RrGGK me 12 dhjetor organizoi një punëtori interaktive për mënyrën se si të bëhet raportmi dhe dokumentimi i ngacmimeve seksuale, ku morrën pjesë organizata anëtare të RrGGK, anëtarë të FemAct, përfaqësues të organizatës PEN dhe Klubi Bonu Burrë.
Pasi që projektligji kundër diskriminimit dhe projektligji për barazi gjinore janë duke u rishikuar, kjo punëtori kishte për qëllim edhe mbledhjen e rekomandimeve për t’u dërguar tek Zyra Ligjore e Kryeministrisë.
“Shumë shpesh thuhet që korniza ligjore në Kosovë është shumë e mirë, por problemi qëndron tek implementimi. Në këtë punëtori ju do të keni rastin të shihni të metat e shumta që korniza ligjore ngërthen në vete,” u shpreh Donjeta Morina, Koordinatore e FemACT në RrGGK gjatë hapjes së punëtorisë.
Trajnere të punëtorisë ishin Ariana Qosaj-Mustafa, Hulumtuese e Lartë në KIPRED dhe njëherit Kryetare e Bordit të RrGGK; dhe Tahire Haxholli, Togere dhe Shefe e Sektorit mbi Hetimet e Dhunës në Familje në kuadër të Policisë së Kosovës.
Në prezantimin e saj, Ariana Qosaj-Mustafa përkufizoi burimet ligjore relevante mbi ngacmimet seksuale në Kosovë: cilat gjëra mbulohen nga ligji dhe cilat jo.
Së pari, Ariana ceki që “sado të mangëta që mund të jenë ligjet në Kosovë, aktivistët duhet të dijnë që konventat ndërkombëtare, si Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Dhunës ndaj Grave, Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW,) janë direkt të aplikueshme në Kosovë. Kjo do të thotë që kur kemi raste në lidhje me ngacmime seksuale mund t’u refrohemi edhe standardeve ndërkombëtare, sepse ato kanë përparësi.” Më tutje ajo shpjegoi se përpos Kushtetutës, ngacmimet seksuale në Kosovë preken edhe përmes Kodit Penal dhe katër ligjeve të mëposhtme:
Hanife Rushiti, pjesëtare e grupit FemAct, shtoi: “Ne ligjet i kemi ideale, por nuk janë praktike,” gjë me të cilën u pajtuan shumica e pjesëmarrësve.