Duke iu përgjigjur kërkesave të anëtareve të saj, RrGGK-ja, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, ka organizuar më datë 30 prill një punëtori ndërvepruese me temë “Menaxhimi Financiare: Në Pajtim me Kornizën Ligjore”
Rreth 26 anëtare janë mbledhur në Hotel Prishtina për të mësuar më shumë për menaxhimin financiar në pajtim me ligjet e Kosovës. Eksperti, i cili erdhi nga zyra e Administratës Tatimore dhe e drejtoi punëtorinë, u përqendrua tek sistemi Tatimor i Kosovës, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për organizatat me qëllim që ato të funksionojnë si duhet. Ai iu la hapësirë pjesëmarrëseve që të bënin pyetje për problemet me të cilat përballen në punët e tyre të përditshme. Përmes shembujve konkretë, ato e kuptuan më mirë ligjin tatimor të Kosovës.
“Unë zakonisht nuk e bëj këtë punë në organizatën time, sepse përgjegjës për këtë është dikush tjetër,” tha një pjesëmarrëse. “Por, meqenëse e kuptova se sa i rëndësishëm është ky sistem në jetën e përditshme, tani e tutje do t’i kushtoj më shumë vëmendje.”