Organizatat për të drejtat e grave nga Kosova, Serbia dhe Suedia, përfshirë Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut, Gratë në të Zeza (Women in Black) dhe Kvinna till Kvinna (KtK) dërguan një letër Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) , Baroneshës Catherine Ashton më 4 Dhjetor 2013. Në letër ato thanë që Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nuk është zbatuar gjatë bisedimeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Baronesha Catherine Ashton u përgjigj më 21 Janar 2014. Ajo falenderoi aktivistet për interesimin e tyre për të kontribuar në procesin e normalizimit të raporteve në mes Beogradit dhe Prishtinës. “Unë do të kem kënaqësinë të ju takoj në vizitën time të ardhshme në Prishtinë dhe Beograd”, tha ajo.
Klikoni këtu për të lexuar letrën e baroneshës Ashton.
Klikoni këtu për të lexuar letrën e baroneshës Ashton.