CLE prezanton raportin barazia gjinore në biznes

Programi për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) ka prezantuar raportin Barazia Gjinore në Biznes me 3 qershor në Prishtinë, Raporti i Programit për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) për Barazinë Gjinore në Biznes, është një shembull se si politikat dhe strategjitë gjinore të USAID-it përkthehen në veprime në “botën reale”.
     Raporti trajton përceptimet publike për barrierat me të cilat përballen gratë në ambientin ekonomik dhe ligjor.
     Përkundër të gjitha provave që dëshmojnë se fuqizimi i grave është politikë e mençur ekonomike, gratë shpesh gjenden në pozitë të pafavorshme sa i përket mundësive ekonomike, siç janë punësimi, trajnimi dhe edukimi, qasja në financa dhe posedimi i pronës.
     Në Kosovë, statistikat tregojnë që shkalla e papunësisë së grave është 40%; gratë përbëjnë 0.3% të menaxhereve të lartë në kompanitë private; gratë përbëjnë vetëm 11% të pronareve të bizneseve të vogla; vetëm 8% e grave janë pronare tokash. Kufizimet për pjesëmarrjen aktive të grave në ekonomi përfshijnë aplikimin dhe zbatimin në nivel të ulët të ligjeve dhe politikave kundër diskriminimit, si dhe stereotipet e fuqishme gjinore të pranuara gjerësisht nga shoqëria.
“Përpjekjet për ta fuqizuar ekonomikisht gruan, janë përpjekje për të treguar jo vetëm nivelin e demokratizimit të shoqërisë, por mbi të gjitha, për ta orientuar vendin drejt një zhvillimi më të drejtë dhe më të hovshëm ekonomik. Fuqizimi ekonomik i gruas është fuqizim i shoqërisë në tërësi, është investim në të ardhmen dhe garantues i prosperitetit të vendit,” tha Presidetntja Jahjaga. “Thellësisht jam e bindur se fuqizimi ekonomik i grave, do të na sjellë fuqizimin e tyre në politikë dhe vendimmarrje, aty ku çdo ditë vendoset për fatin e fëmijëve tanë, për të ardhmen e vendit por edhe më gjerë.”
     Të gjetuarat nga ky raport do të ndihmojnë Programin për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) dhe programet e tjera të USAID-it për të zhvilluar aktivitetet e ardhshme duke e kuptuar më mirë se si të adresojnë dallimet reale dhe të perceptuara gjinore të pjesëmarrjes në ekonomi.