“Dhuna nuk fshehet mrena mureve” nxit raportimin e dhunës në familje

Në muajin e Ndërgjegjësimit të Dhunës në Familje ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” rrugëtoi për në qytetin e Pejës.

Qytetarët u mblodhën në Sheshin “Shkëlzen Haradinaj” për të mësuar se si të thyejnë heshtjen që e lejon dhunën në familje të vazhdojë. Qindra njerëz vizituan ekspozitën e organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në partneritet me Qendrën për Mirëqenien e Gruas (QMG).

Adelina Berisha, Zyrtare për Avokim dhe Hulumtim mbi dhunën me bazë gjinore në hapje të ekspozitës theksoi rëndësinë e raportimit të dhunës në familje.

“68% e kosovarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre, ndërsa shumë incidente të tilla nuk raportohen” tha Berisha.

Ekspozita e cila u mbajt edhe në qytetet e tjera të Kosovës, si: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj, gjatë muajit tetor ndaloi në Pejë dhe do të vazhdojë të udhëtojë edhe në komunat tjera.

 

“Ne duhet të përkujtojmë se çdo person mund të jetë viktimë, dhe fatkeqësisht gjithmonë nevoja primare e viktimës është strehimi”, tha Ardita Bala, drejtore e QMG-së. “Strehimorja ka për obligim të ofrojë një vend të sigurtë dhe të qetë”, shtoi ajo.

Ekspozita ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për format e ndryshme të dhunës në familje dhe t’u ofrojë qytetarëve informata lidhur me institucionet përkatëse dhe mënyrën se si të kontaktohen ato. Vizitorët gjithashtu u informuan për obligimet e tyre ligjore për të raportuar rastet e dhunës në familje dhe mbështetjen e viktimave.

“Kemi një progres sepse dhuna po raportohet përkundër viteve të kaluara” u shpreh Sebahate Qorkadiu, nga Zyra për Barazi Gjinore, Komuna e Pejës.

 

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Ëomen (#EVAË) dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Broshurën e ekspozitës mund ta lexoni KËTU.

LEXO EDHE:

RrGK hap ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena  mureve”.

Ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” rrugëton në tri qytete të Kosovës.