Ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” rrugëton në tri qytete të Kosovës 

Historitë e viktimave kosovare të dhunës në familje u shfaqën në tri qytete përgjatë muajit shtator.  

GjakovaMitrovica dhe Ferizaj ishin ndalesat e radhës të ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, e cila që nga muaji qershor është duke shpalosur tregimet e vërteta të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, rrëfime të mbledhura nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).   

Rreth 700 ishte numri total i qytetarëve që panë nga afër muret e ekspozitës që bartnin me vete historitë e 68% kosovarëve që kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. 

Këto shifra e këto histori prekën ata që morën guximin të ecin brenda labirintit.  

“I paskeni disa definicione shumë të mira”, tha një qytetar që vizitoi ekspozitën në Gjakovë 

“Në Ferizaj ende nuk ka pasë organizim më të mirë. Bravo, shumë e mirë”, tha një tjetër që ishte pjesë e ekspozitënë sheshin “Adem Jashari” të Ferizajt. 

Një qytetar nga Mitrovica ekspozitën e vlerësoi si “Shumë ide e mirë që të vetëdijësohen njerëzit”.  

Ekspozita synon që të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për format e ndryshme të dhunës në familje dhe t’u sigurojë qytetarëve informacione për sa u përket institucioneve që kanë për obligim luftimin e dhunës në familje, dhe se si të kontaktohen ato.  

Kjo ekspozitë është në vazhdën e shumë aktiviteteve të RrGK-së për luftimin e dhunës në familje. Së fundi RrGK-ja ka lansuar linjën telefonike përmes së cilës ofron ndihmë dhe konsulta ligjore për viktimat e dhunës në familje, të cilat konsiderojnë se nuk kanë pranuar trajtim të duhur institucional. 

Ekspozita gjatë muajve të ardhshëm do të hapet edhe në Prizren, Viti, Drenas dhe Malishevë. 

Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW), dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA). 

Gjeni KËTU broshurën e ekspozitës. 

Lexoni më shumë për secilën nga këto ekspozita: 

Ekspozita “Dhuna nuk  fshehet mrena mureve” u mbajt dje në Gjakovë. 

Ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” mirëpritet në Mitrovicë.  

Ferizaj është qyteti i 5-të me ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.