Forumi Ekonomik i Grave Përcakton Prioritetet Strategjike për të Ardhmen

Më 21-22 maj, Forumi Ekonomik i Grave (FEG) mbajti një punëtori dyditore për hartimin e Strategjisë së FEG për periudhën 2026–2030. Gjatë takimit, pjesëmarrëset diskutuan vizionin e FEG-ut, prioritetet strategjike dhe veprimet e përbashkëta drejt avancimit të barazisë gjinore ekonomike gjithëpërfshirëse, veçanërisht fuqizimit ekonomik të grave.

I themeluar në vitin 2016, FEG përbëhet nga Instituti Riinvest, i cili shërben si sekretariat, Rrjeti i Grave të Kosovës, Women for Women Kosova, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Demokraci për Zhvillim, Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës, Instituti GAP, Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Veprim.

Instituti Riinvest koordinoi punëtorinë, dhe do të udhëheqë bashkëpunimin e ardhshëm të FEG-ut, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës kontribuoi në moderimin e diskutimeve.

Punëtoria u mbështet nga Instituti Kombëtar Demokratik dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.