Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mori pjesë në punëtorinë e organizuar më 15 maj nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) mbi Avokimin për Zbatimin e Ligjit për Familjen në kuadër të iniciativës “Puna ime, pasuria ime”.
Kjo punëtori u mbajt së bashku me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët dhanë kontribut të përbashkët në diskutim, si dhe shprehën gatishmëri që të avokojnë edhe me tutje tek instuticionet përkatëse për zbatim e Ligjit për Familjen.
Luljeta Aliu, Drejtore Ekzekutive e INJECT-it falënderoi pjesëmarrësit, me të cilët së bashku identifikuan aleatët dhe akterët me rëndësi të cilët do të ndihmojnë në avokim të suksesshëm.
Në këtë drejtim, ajo theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes së organizatave që punojnë për përmirësimin e të drejtave të vajzave dhe grave.
“Ndihma juaj është tejet e nevojshme, duke pasur parasysh se shumë organizata të shoqërisë civile kanë bërë rrugë të gjatë dhe e njohin mirë procesin e avokimit. Në këtë aspekt, organizatat e grave, e sidomos Rrjeti i Grave të Kosovës përbëjnë aleatët tanë më të mëdhenj”, tha Aliu.
Ky ishte takimi i parë i këtij grupi, i thirrur me qëllim të themelimit të një koalicioni bashkëpunues në adresimin e çështjes së llogaridhënies institucionale për mungesën e zbatimit të Ligjit për Familjen, si dhe të dispozitave tjera në fuqi që rregullojnë të drejtat e grave.
LEXO EDHE: Mirëpritet ndryshimi i Ligjit për Familje.