Mirëpritet ndryshimi i Ligjit për Familje 

Më 5 mars Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) organizoi tavolinë diskutimi për të informuar publikun  për ndryshimet e bëra në Ligjin për Familjen. 

Ligji i ri për Familjen hyri në fuqi më 17 janar 2019 me ndryshimet e propozuara nga Luljeta Aliu, Drejtore Ekzekutive e INJECT-it. Sipas Aliut, qëllimi i këtyre ndryshimeve qëndron në largimin e pabarazive ndaj grupit më të margjinalizuar në Kosovë – grave. 

INJECT-i ka propozuar që nenit 47 të Ligjit për Familjen t’i shtohet paragrafi që barazon punën e njërit partner (burrë) të përkthyer në vlerë monetare, me kontributin e partneres (grua) në mbajtjen e familjes. Sipas kësaj, puna e grave në kujdesin ndaj fëmijëve dhe shtëpisë duhet të llogaritet pjesë e kontributit ekonomik kur vendoset në lidhje me ndarjen e pronave, si në rastet e divorceve.  

Aliu ka përmendur mbështetjen që ka marrë nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) për publikimin e gjetjeve të bazuara në analizën e ligjit 

RrGK-ja ishte ndëorganizatat e para nga të cilat kërkova mbështetje në ndryshimin e Ligjit për Familjen, dhe atë e mora menjëherë” tha ajo.  

Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit pëLegjislacion u shpreh mirënjohëse për nismat që synojnë zhdukjen e patriarkalizmit dhe mbështetjen e arritjes së barazisë gjinore.   

Ështe një problem tejet i madh fakti që sipas statistikave të fundit 80 për qind e grave i përkasin popullsisë joaktive. Kurse, sipas gjetjeve të Rrjetit të Grave të Kosovës, 30 për qind  e grave të punësuara janë pa kontrata. Kjo është skandaloze”, tha Haxhiu.  

Poashtu edhe panelistet e tjera njohën rëndësinë që ka kjo nismë ligjore. Jo-Anne Bishop, Këshilltare Gjinore në UNMIK dhe Rozafa Kelmendi nga UN Women u shprehën optimiste se ky ndryshim do të hapë dyer shprese për gratësi dhe do tu ofrojë atyre stabilitet financiar.