Kosova shënon 8 marsin përmes avokimit dhe fuqizimit

 Këtë 8 mars, anëtaret e Lobit për Barazi Gjinore të Kosovës, lanë mënjanë lulet dhe ahengjet për tu fokusuar në avokim drejt ngritjes së vetëdijës për të drejtat e grave në komunat e tyre. Anëtaret e Lobit vunë në pah faktin që Dita Ndërkombëtare e Gave ka të bëjë me sfidat e vazhdueshme për të drejtat e grave në Kosovë e më gjerë. Ato organizuan një sërë aktivitetesh përfshirë edhe shfaqjen e filmit Iron Jawed Angels (Engjujt e Hekurt), një film që tregon rrugëtimin dhe sfidat e grave për të fituar të drejtën e votës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; vizitat që i’u janë bërë grave në burgun e Lipjanit; marshimet dhe protestat në nivel komunal për çështje të ndryshme që lidhen me të drejtat e grave; dhe takimet me institucionet drejt përmirësimit të shërbimeve për gratë.