Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizoi punëtorinë dy ditore në Durrës, me 28-30 mars, me qëllim të bashkëpunimit më të mirë në mes grave në Asambletë komunale dhe organizatave që janë anëtare të RRGGK.
Në kuadër të Strategjisë së Veprimit të RrGGK, njëra ndër objektivat më të rëndësishme është: Gratë të marrin pjesë aktive në politikë dhe vendimmarrje në nivel lokal dhe qëndror.
RrGGK e sheh të mundur këtë pjesëmarrje aktive duke bashkëpunuar dhe avokuar së bashku me organizatat e grave për çështjet që preokupojnë gratë në nivel lokal dhe qendror.
Gjatë punëtorisë në Durrës, gratë në politikë dhe organizatat e grave, planifikuan së bashku për çështjet që duhet avokuar drejt përmirësimit të pozitës së grave në nivel lokal.
RrGGK ka ftuar për këtë punëtori 50 gra nga këto komuna: Prizreni, Gjilani, Novobërda, Obiliçi, Dragashi, Ferizaji, Vitia, Drenasi, Lipjani dhe Vushtrria.