Me 25 shkurt, në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë

Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë mban takimin e parë për vitin 2015

Me 25 shkurt, në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë. Gratë asambleiste dhe përfaqësuese të shoqërisë civile diskutuan për iniciativat e tyre avokuese të planifikuara në secilën komunë, por edhe ato në nivel qendror. Poashtu, u diskuta edhe çështja e mekanizmave ligjor për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, mbi trashëgiminë dhe aktivitetet me karakter avokues të planifikuara nga komunat për shënimin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 
     “Nga takimet e organizuara nga Lobi për Barazi Gjinore, kam përfituar shumë, duke u nisur nga fakti që në secilin takim diskutojmë çështjet që janë avokuar nëpër komunat tjera të Kosovës nga Lobi për Barazi Gjinore,” u shpreh Hysnije Mustafa-Shamolli. “Ne kemi arritur që këto përvoja dhe format se si është arritur në finalizimi e tyre t’i shkÄ“mbejmë dhe shumë nga to t’i bartim nëpër komunat përkatëse dhe kjo na ndihmoi të pasurohemi me ide të reja, apo edhe ti plotesojme idetë paraprake”.
Ky takim u përkrah nga Austrian Development Agency (ADA). Takimi i radhës i Lobit për Barazi Gjinore pritet të mbahet gjatë muajit prill.

    
      Krijimi i Lobit për Barazi Gjinore u hap rrugë edhe burrave dhe djemve të Kosovës të cilët përkrahin të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave, të kenë mundësinë të jenë pjesë e grupit.
     Anëtar të këtij lobi mund të jenë gra dhe burra, djem dhe vajza, nga e gjithë Kosova dhe të cilët e përkrahin vizionin e Lobit për Barazi Gjinore, pa marrÑ‘ parasysh preferencat politike, gjininÑ‘, moshÑ‘n, etnicitetin, aftÑ‘sitÑ‘, fenÑ‘, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqÑ‘ror-ekonomik.
     Grupet e Lobit veprojnë në nivel lokal dhe kanë përzgjedhur çështjet për të cilat avokojnë gjatë vitit 2015, drejt arritjes së barazisë gjinore. Ato gjithashtu bashkëpunojnë për iniciativa avokuese në nivel qendror.
     Për detaje më të hollësishme, ju lutem kontaktoni në info@womensnetwork.org