Duke filluar nga 9 maji, Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të kontribuar në instalacionin artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Aktivitetet për grumbullimin e fustaneve u organizuan pothuajse në tërë Kosovën, ku ende vazhdojnë të mbesin të hapura pikat grumbulluese deri me 6 qershor në këto vende:
o Prishtinë: Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), e hënë- premte 9:00-17:00; Dit e Nat, e hënë-shtune 08:00-17:00, e diel 10:00-19:00; dhe Urban FM, çdo ditë 08:00-17:00.
o Pejë: Kolegji European Dukagjini, e hënë – e shtune 09:00 – 17:00;
o Ferizaj: INPO, Kati IV (Orchidee), e hënë – premte 09:00 – 17:00;
o Prizren: Kino Lumbardhi – 24/7, Zyret e Dokufest, Qendra Europa, Shadervan, EC Ma Ndryshe, e hënë -premte 09:00-17:00;
o Drenas: Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave- e hënë – premte 08:00 – 16:00;
Ftohen të gjithë qytetarët të sjellin sa më shumë fustane/funde të cilat me 12 qershor do të jenë pjesë e instalacionit në stadiumin e Prishtinës.