Gjatë muajit shtator në Shkabaj dhe Busi, Shoqata e Gruas Pensioniste “Vita-Jeta” në kuadër të projektit “Diabeti tek të moshuarit” mbajti ligjeratë me gratë mbi moshën 35 vjeçare për t’i informuar mbi sëmundjen e diabetit, parandalimin si dhe zhvillimin e saj.
Dr. Valbona Bajraktari, mjeke specialiste e diabetologjisë njoftoi pjesëmarrëset që me menaxhim të mirë, shumë komplikime nga kjo sëmundje mund të parandalohen.
“Sipas studimeve te fundit thuhet se diabeti paraqet një faktor rreziku dhe kontribuon në ashpërsinë dhe vdekshmërinë e pacientëve me COVID-19. Prandaj, është shumë e dobishme që të bëhet parandalimi dhe trajtimi i duhur i pacientëve diabetikë të prekur nga virusi COVID-19”, tha ajo.
Në fund të kësaj ligjerate Dr.Bajraktari bëri edhe matjen e sheqerit glukometër, dhe yndyrës me kolesterolmetër të pjesëmarrësve.
Në mënyrë që të mos rrezikohen pjesëmarrësit, tubimi u organizua sipas rekomandimeve te Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke respektuar distancën mbi 1.5 metra dhe me maska mbrojtëse.
Kjo organizatë anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) do të vazhdojë me aktivitete te ngjashme edhe në fshatin Barilevë.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK), financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga UN Women.