Në një seminar dy-ditor të quajtur "Edhe ne kemi të drejta" 30 persona me aftësi të kufizuar diskutuan rreth shërbimeve shtetërore dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Pjesëmarrësit erdhen në përfundimin se është përmirësuar pak respektimi i të drejtave të tyre, por mbetet të bëhet edhe shumë punë për integrimin e plotë të tyre në jetën shoqërore.
Organizata e Personave me Distrofi Muskulare organizoi një debat, në të cilen rezultuan tri konkludime:
- Zbatimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë organizimin e fushatave për të drejtat e tyre dhe respektimi i rregullores administrative për qasjen e tyre në institucionet publike;
- E drejta për arsimim, si një e drejtë themelore e njeriut;
- Avokim tek ministritë përkatëse për të mbështetur njerëzit me aftësi të kufizuara nëpërmjet një skeme të ndihmës sociale.
Seminari gjithashtu ofroi një hapësirë për pjesëmarrësit, të cilët ishin nga rajone të ndryshme të Kosovës, të shkëmbejnë përvojat në lidhje me sfidat që ata përballen dhe se si i qasen ndihmës.
“Ne ishim së bashku me persona të tjerë me aftësi të kufizuara, që vinin nga komuna të ndryshme, së bashku morem pjesë në seminare për të drejtat e kësaj kategorie të njerëzve, si dhe për aktivitete të ndryshme sportive dhe argëtuese", tregon Resmije Rrahmani, një anëtare dhe një nga themelueset e organizates.
Projekti, i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës, synon të përmirësojë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, veçanërisht të atyre me distrofi muskulare përmes rehabilitimit, aktiviteteve argëtuese dhe sportive, informacionit dhe ngritjes së vetëdijes.
Nisma gjithashtu iu ka mundësuar njerëzve me distrofi muskulare për të takuar njerëz të tjerë që përballen me çështje të ngjashme.
“Nëpërmjet këtij projekti ne kemi pasur mundësi për të shprehur aftësitë tona, të diskutojnë, të luajmë dhe të argëtohemi së bashku," thotë Yllka Berisha, një anëtare e organizatës. "Për shembull, unë u përpoqa të luaj lojën me shigjeta. Normal që kam pasur vështirësi, por jam argëtuar shumë. Për mua ishte një lojë magjike.”
“Duhet të ketë më shumë aktivitete si kjo në mënyrë që ne të tërheqim njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët kanë probleme dhe nevoja lidhur me gjendjen shëndetësore, ekonomike dhe arsimore. Duhet të kontaktojmë shoqërinë civile si një shtys për të sensibilizuar opinionin për problemet që ne përballemi", tha Agron Kube, një anëtar i OJQ-së.