Organizatat e Grave krijojnë një Rrjet

Me 9 dhjetor 2003, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mbajti mbledhjen e parë vjetore të anëtarësisë, në Prishtinë. Gjatë mbledhjes, më shumë se 50 anëtare dhe përkrahëse të Rrjetit diskutuan mënyra të ndryshme për të ndërtuar rrjetin dhe anëtarësinë e tij. Anëtarët e Rrjetit po ashtu zgjodhën Bordin e parë të RRGGK, i cili përbëhej nga 7 anëtare. Gjatë takimit të parë, Bordi zgjodhi Naxhije Buçincën si kryesuese të Bordit.

Në janar të vitit 2004, RRGGK, e hapi zyrën e parë në Prishtinë me përkrahje të STAR Network of World Learning, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Programi kanadezo-kosovar për iniciativë vendore. Rrjeti pastaj, ndërroi zyrat në shtator të vitit 2004 në lokacionin e tanishëm në qendër të Prishtinës.

Në vitin 2004, RRGGK po ashtu angazhoi anëtare dhe partnerë  në procesin e planifikimit strategjik, që rezultoi me planin strategjik të RRGGK-së për 2005-2008.

RRGGK ka mbajtur mbledhjen e dytë vjetore të anëtarësisë me 4 dhjetor të vitit 2004 në Prishtinë. Gjatë kësaj mbledhjeje, RRGGK, paraqiti draft raportin vjetor dhe planin strategjik të RRGGK-së. 90 anëtare të RRGGK-së dhe përkrahës, të cilët morën pjesë në mbledhje siguruan të dhëna për punën e deritashme të RRGGK-së dhe diskutuan projekte për vitin 2005. U zgjodhën dy anëtare të reja të Bordit dhe të tjerat u rizgjodhën.

Që nga shkurti i vitit 2004, RRGGK, e zgjeroi anëtarësinë e saj nga 42 në 70 organizata.