PEA realizoi vizita shëndetësore derë me derë në fshatrat e Gjilanit

Osteoporoza, diabeti dhe hipertensioni janë sëmundje të heshtura kryesisht të ndërlidhura me faktorin gjenetik dhe poashtu me mënyren e të jetuarit, por që shkaktojnë probleme dhe kanë pasoja të mëdha për shendetin e individit.

Qëllimi kryesor i nismës “Shëndeti dhe trajtimi i sëmundejve të heshtura tek gratë e moshës së tretë” është që të parandalojmë këto sëmundje, me anë të informimit.

OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” – PEA me mbështetjen e marrë nga Raundi I 14-të I Fondit të Grave të Kosovës (FGK) realizoi takime kryesisht në zonat rurale të komunës së Gjilanit të cilët ballafaqohen me probleme të shumta elementare shëndetsore.

“Një aktivitet i këtillë i mundëson zbulimin e rasteve, shërimin dhe parandalimin, marrjen e masave preventive për të zvogëluar rastet me pasoja që mund të jenë fatale” ka thënë Sevdije Musliu, Drejtore Ekzekutive e PEA-s, lidhur me rëndësinë e kësaj iniciative

Banorët e fshtarave Fshati Malisheve, Verbice e Zhegovcit, Ponesh, Pogragje, Gadish dhe Uglare, të komunës së Gjilanit, si asnjëherë më parë patën mundësinë që të informohen rreth sëmundjeve të heshtura dhe të kryejnë kontrolle mjekësore falas. 

Nga vizitat e kryera kanë përfituar direkt gjithsej 245 persona, madje 70 pjesëmarrës zbuluan sëmundje nga të cilët nuk e kishin ditur se lëngonin. Kurse, numri i përfituesve indirekt, përmes këshillave dhe udhëzimeve, arrin në 1000.

Kjo nismë financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga UN Women.